Trupat e më shumë se 50 personave janë gjetur në një liqen nga hetuesit që kërkojnë viktimat e luftës së viteve 1992-95 në Bosnje.

Zbulimi u bë në brigjet e lumit Perucac, në kufirin mes Bosnje e Hercegovinës dhe Serbisë.

Ai është pjesë e një hetimi të drejtuar nga Komisioni Ndërkombëtar për Personat e Pagjetur në Bosnje.

Shumica e trupave dyshohet se i përkasin masakrës së kryer ndaj myslimanëve boshnjakë në qytetin e Visegradit.

Mbi 1 mijë persona u vranë nga forcat serbe në këtë qytet gjatë fushatës së spastrimit etnik, në pranverë të vitit 1992.

Gjyqtarët në gjykatën e Hagës që po hetojnë genocidin e kryer gjatë luftës në Bosnje e cilësojnë masakrën e Visegradit si një nga momentet më të rënda të fushatës së spastrimit etnik.

Top Channel