Zyrtarët e misionit EULEX kërkojnë një kompromis mes gjyqtarëve shqiptarë dhe atyre serbë për funksionimin e gjykatave në veri.

Misioni evropian për rendin dhe ligjin po punon në këtë drejtim, duke nxitur Prishtinën dhe Beogradin që të arrijnë një marrëveshje, në mënyrë që në gjykatat e veriut të punojnë gjyqtarë nga të dyja komunitetet.

Aktualisht gjykatat në veri të shtetit të ri kanë 12 mijë cështje, të cilat EULEX thotë se nuk mund t’i zgjidhë i vetëm dhe pa ndihmën e autoriteteve vendase.

Top Channel