Prokuroria e Malit të Zi ka hapur një proces hetimor ndaj 16 persona, të dyshuar për trafik qëniesh njerëzore.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat ballkanase, sipas të cilave personat në fjalë dyshohen se trafikonin femra nga Serbia dhe Kosova, të cilat më pas i shfrytëzonin për qëllime prostitucioni.

Burimet shtojnë më tej se mes personave të hetuar janë edhe 3 agjentë policie, të cilët akuzohen për shpërdorim detyre, pasi kanë favorizuar trafikun.

Top Channel