Legalizimet, Nishani: Kompensim për pronarët

10/08/2010 15:50

Ministri i Drejtësisë, Bujar Nishani deklaroi pas një takimi me punonjësit e agjencisë së kthimit dhe kompesimit të pronave, se po punohet me të gjitha kapacitetet për të kompensuar pronarët, në tokat e të cilëve ka ndërtime pa leje dhe që janë në proçes legalizimi.

Nishani tha se ka një fond prej 1.5 miliardë lekësh për 350 subjekte të identifikuara deri më tani i cili do të jetë në rritje deri në fund të vitit 2010.

“Proçesi është duke ecur paralelisht. Vendimet e qeverisë reflektojnë vendimin e ALUIZNI-t. Për kompensimin e këtyre rreth 350 subjekteve janë vënë në dispozicion 1.5 miliardë lekë të reja, një fond që do të vijë duke u shtuar”, është shprehur Nishani.

Ministri i Drejtësisë ka kërkuar nga të gjithë personat apo subjektet të nisin proçedurat e identifikimit të pronave të tyre të cilat kanë qenë pjesë e zonave informale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA