“Mjaft na nënçmuat”, sheshit Iliria në Tetovë iu vu emri Mashall Tito, shqiptarët ngrihen në protestë
Zëvendëskryeministri kosovar Hajredin Kuci ka deklaruar se, përmes avancimit që Kosova po regjistron në aspektin e sigurisë është gjithmonë më pranë anëtarësimit në Partneritetin për Paqe dhe NATO-s.
Seklaratën e tij Kuci e bëri gjatë një takimi me komandantin e trupave të komandës së NATO-s në Napoli, admiralin Mark Fitzgerald.
Kuci ka folur edhe për cështjen e reduktimit të trupave ndërkombëtare, veprim që sipas tij duhet të kryhet në përpjestim me realitetin e krijuar në Kosovë.
Ndër të tjera, numri dy i qeverisë Thaci i ka dhënë admiralit garancinë se Kosova është një vend i sigurt që ndikon pozitivisht në stabilitetin e rajonit.
Pas këtij takimit Fitzgerald është takuar edhe me presidentin Sejdiu, me të cilin ka biseduar për vendimin e GJND-së dhe mbi bashkëpunimin e institucioneve kosovare me NATO-n.
Top Channel