Trupat e KFOR-it nisin sot në qytetin e Pejës, në Kosovë, një stërvitje masive për të treguar gatishmërinë për të parandaluar cënimin e sigurisë.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë kontigjenti i trupave ndërkombëtare, përmes një komunikate për shtyp, në të cilën thuhet se për stërvitjen janë lajmëruar edhe qytetarët.

“Me këtë stërvitje KFOR dëshmon angazhimin për parandalimin ose përgjigjen ndaj përhapjes së akteve të dhunës në Kosovë”, thuhet më tej në komunikatë.

Top Channel