India nuk e njeh shpalljen e pavarësisë së Kosovës dhe nuk e ka ndryshuar qëndrimin as pas publikimit të mendimit të GJND-së.

Lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Punëve të Jashtme të Indisë, zëdhënësi i së cilës ka deklaruar se aktualisht qeveria indiane po shqyrton opinionin e GJND-së.

“Qëndrimi ynë për shpalljen e njëanshme të pavarësisë së Kosovës nuk ka ndryshuar”, ka deklaruar zëdhënësi.

Zyrtarët indianë kanë shprehur shqetësimin se çështja e Kosovës mund të çojë në një precedent të rrezikshëm për cështjet e tjera të shkëputjes së njanshme.

India ka probleme edhe brenda territorit të saj me disa lëvizje në provincat që duan shkëputje nga ajo.

 

Top Channel