Gruaja e Sheen kishte frikë për jetën
10/08/2010 12:35
Gruaja e aktorit Charlie Sheen ka pasur frikë për jetën e saj ditën e Krishtlindjeve, për shkak të debatit me të shoqin që degjeneroi në dhunë.
Lajmi bëhet i ditur në një komunikatë të re të lëshuar nga policia, në të cilën thuhet se përvec sulmit të dhjetorit ka pasur edhe një tjetër dy muaj më parë.
Gjatë incidentit të paraportuar, Brooke Mueller ka deklaruar se Sheen, 44 vjec, e përplasi atë përtokë si të ishte një kukull.
Javën e kaluar aktori u dënua me 30 ditë qëndrim në një qendër rehabilitimi pasi u shpall fajtor për agresionin e kryer ndaj bashkëshortes së tij.
Top Channel