Partia e Ramush Haradinajt ka vazhduar me akuza në drejtim të qeverisë së Kosovës. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka akuzuar rëndë ekzekutivin e vendit duke thënë se po zhvillon bisedime sekrete me Serbinë.

“Kemi informata se qeveria e Kosovës është duke mbajtur bisedime sekrete me Serbinë, gjë e cila do t’i humbte kuptimin e çdo lloj bisedimesh që do të organizoheshin më tutje”, është shprehur nënkryetari i AAK-së, Adrian Gjini.

Ai nuk ka dhënë më shumë detaje se nga janë siguruar informatat. Mirëpo, sipas tij, kryeministri Thaçi duhet të tregohet më i kujdesshëm kur kërkon fundin e pavarësisë së mbikëqyrur dhe largimin e prezencës ndërkombëtare në Kosovë.

“Pa integrimin e veriut të Kosovës nuk duhet të bëhen deklarime të tilla”, theksoi Gjnii.

Mirëpo, këto akuza janë hedhur poshtë duke u quajtur qesharake nga kryeministri Thaçi.

“Situata edhe në asamblenë e përgjithshme do të kemi një lajm shumë të mirë për Republikën e Kosoves dhe nuk do të kemi më pas deklarata qesharake”, deklaroi Thaçi.

Për më teper, kryeministri kosovar deklaroi se, institucionet e vendit nuk do të kursejnë  asnjë mjet për të dëshmuar pafajësinë e lideri i AAK-se Ramush Haradinaj, ndaj të cilët ka filluar rigjykimi në Hagë.

Top Channel