Kryeministri kosovar Hashim Thaci ka deklaruar se Kosova po e mbyll me sukses procesin e mbikëqyrjes së pavarësisë.

Duke folur në mbledhjen e qeverisë, Thaci ka saktësuar se Kosova ka plotësuar më shumë se 90% të detyrimeve që dalin nga pakoja “Ahtisari”.

“Tani Kosova është e gatshme të ecë përpara në proceset e integrimeve euro-atlantike”, ka pohuar Thaci para kabinetit të tij.

Ndërsa ministri i Jashtëm Skënder Hyseni ka njohur ministrat e tjerë me aktivitetet diplomatike para dhe pas shpalljes së vendimit të GJND-së.

Ai ka theksuar se vendimi i kësaj gjykate ka qenë në përputhje të plotë me argumentet e paraqitura nga pala kosovare mbi pavarësinë.

Përsa i përket rezolutës 1244, shefi i diplomacisë kosovare është shprehur se zëvendësimi i saj është një domosdoshmëri, në mënyrë që të reflektohet realiteti i ri i krijuar në Kosovë.

“Rezoluta e re do të shënonte edhe fundin e misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë”, ka shtuar më tej Hyseni.

Top Channel