Serbia është një nga ato vende të botës nga i cili nuk mund t’i dërgohet e-mail zyrës së presidentit amerikan Barack Obama.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat serbe, sipas të cilave në ueb sajtin e Shtëpisë së Bardhë, në seksionin për dërgimin e mesazheve për presidentin Obama, Serbia nuk është në listën e vendeve që mund ta bëjë këtë.

Sipas burimeve, procedura për dërgimin e mesazhit kërkon të dhënat personale dhe vendin nga i cili niset e-maili dhe Serbia nuk ndodhet mes vendeve të listuara në ueb sajtin e Shtëpisë së Bardhë.

Top Channel