Autoritetet serbe kanë nisur sot kërkimet në liqenin e Perucacit, për të gjetur trupat e viktimave të luftës në Kosovë dhe Bosnje.

Kërkimet kanë nisur pas kërkesave të bëra nga këto dy vende, hetues të të cilave do të jenë të pranishëm në proceset e kërkimit.

Ndërkohë, autoritetet serbe kanë deklaruar se për kërkimet kanë angazhuar polumbarë, të cilët ndihmohen nga agjentë të policisë dhe zjarrfikësit.

Vera e nxehtë ka bërë që niveli i liqenit të Perucacit të bjerë me 18 metra, duke favorizuar kështu kërkimet në thellësitë e tij.

Top Channel