Serbia po kërkon mbështetje nga Maqedonia për miratimin e projekt/rezolutës së saj për Kosovën në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

Kështu, Beogradi zyrtar po kontakton përmes kanaleve diplomatike Shkupin, por ende nuk dihet nëse do të fitojë mbështetje, pasi ky i fundit e ka njohur Kosovën para vendimit të GJND-së.

Vetë ministri i Jashtëm serb Vuk Jeremic ka deklaruar se po kërkon mbështetje nga fqinjët maqedonase, por burime pranë Ministrisë së Jashtme të Shkupit janë shprehur se kjo është një cështje delikate, për shkak të marrëdhënieve me dy fqinjët.

Ndërkohë, në OKB ka dorëzuar një projekt/rezolutë edhe Kosova, e cila kërkon një të re për të zëvendësuar atë 1244.

Top Channel