PS qeveria futi biznesin në krizë

09/08/2010 09:05

Partia Socialiste akuzoi qeverinë se e ka vënë përballë vështirësive të mëdha biznesin privat.

Opozita thotë se sipërmarrësit dhe tregtarët janë detyruar të futen në borxhe të papërballueshme për shkak të krizës financiare.

Socialistët deklarojnë se në vitin 2005 kreditë e këqia ishin vetëm 2.3%, ndërsa në fund të vitit 2009 ato arritën në 10.5%.

“Biznesi i vendit është detyruar të hyjë në një boxh të papërballueshëm dhe kjo si dhuratë e kryeministrit Berisha. Shteti nuk i përgjigjet detyrimeve financiare ndaj biznesit vendas”, është shprehur deputeti i PS-së, Ervin Bushati.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA