Ambasadori i Norvegjisë në Kosovë, Sverre Johan Kvale, është angazhuar që Ramush Haradinaj të lirohet nga paraburgimi në gjykatën e Hagës deri në përsëritjen e gjykimit.

Në një letër në mbrojte të Haradinajt, të cilën e ka dërguar si “qytetar privat”, ambasadori Kvale i ka dhënë përkrahje të plotë përpjekjeve të avokatëve që Haradinajn ta kthejnë në Kosovë, bën të ditur agjencia serbe e lajmeve “Beta”.

Mbrojtja e Haradinajt, letrën e ambasadorit norvegjez ia ka dorëzuar gjykatës në favor të kërkesave për lirimin e përkohshëm të kreut të AAK-së.

“Mungesa e Haradinajt në Kosovë aktualisht krijon një vakum politik, i cili shumë lehtë mund ta destabilizojë Kosovën, skenar ky që askush nuk e dëshiron”, shprehet Kvale në letrën e tij.

Top Channel