Mamurras, protestë për mungesën e ujit

09/08/2010 17:55

Banore të Mamurrasit janë mbledhur sot duke protestuar për furnizimin me ujë të pijshëm.

Rreth 600 familje të një lagjeje të kësaj bashkie shprehen se nga viti 2000 e deri me sot është investuar dy herë nga ana e Ndërmarrjes se Ujësjellësit për të bërë të mundur furnizimin, por një gjë e tillë nuk është realizuar.

Ndëkohë, bashkia ka reaguar duke deklaruar se Ministria e Transportit, që ka në vartësi Ndërmarrjen e Ujësjellësit, është ajo që mund të ndërhyrjë në zgjidhjen e situatës.

Banorët janë shprehur se në rast të mosplotësimit të kërkesës së tyre të ligjshme për furnizim me ujë, ata do të bllokojnë rrugën nacionale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA