Ministria e Ekonomisë dhe Financave ka publikuar sot ftesën për pjesëmarrje në tender për shitjen e Telekomit të Kosovës.

Në tenderin e publikuar në faqen zytare të MEF thuhet se, qëllimi është që të shitet shumica e aksioneve të kësaj kompanie publike, të cilat aktualisht janë 100 për qind pronë e qeverisë së Kosovës.

“Komiteti qeveritar për privatizim fton të gjithë palët e interesuara, në vecanti operatorët e Telekomit dhe investitorët me përvojë në fushën e telekomunikacionit, që të dërgojnë kërkesa me shkrim në lidhje me procedurën dhe kriteret për kualifikim për pjesëmarrje të tender”, thuhet në ftesën e MEF.

Top Channel