
Rruga Krume-Qafë Prush që prej 9 muajsh ndodhet e dëmtuar si pasojë e rrëshqitjeve të dherave.
Një gjatësi prej 100 metrash rrugë ka rrëshqitur dhe si pasojë kanë përfunduar në germinë bankina e rrugës, si dhe njëra korsi është dëmtuar plotësisht.
Lëvizja e automjeteve bëhet me shumë vështirësi vetëm nga njëri sens drejtimi. Edhe korsia tjetër e rrugës ka pësuar shumë shëmbje dhe mund të bjerë nga dita në ditë dhe të bllokojë të gjithë aksin.
Aksi me gjatësi prej 24 kilometrash lidh banorët e Hasit me Kosovën, si dhe me Tropojën. Ai është ndërtuar para një viti me fondet e buxhetit të shtetit.
Megjithëse kanë kaluar 9 muaj nga shëmbja e rrugës, as Drejtoria e Rrugëve Kukës dhe as firma që ka përfunduar punimet nuk kanë ndërhyrë për riparimin e pjesës së dëmtuar.
Top Channel