Hagë, Mia “rrëzon” Naomin

09/08/2010 17:50

Aktorja Mia Farrou dëshmoi ditën e sotme para Gjykatës së Hagës, ku u shpreh se supermodelja Naomi Kempbell  i kishte thënë se diamantin e kish marrë prej Çarls Tejlor.

Farrou ka hedhur poshtë dëshminë e supermodeles, Kempbell e cila pak ditë më parë pohoi se nuk e dinte se kush ia kish dhuruar diamantin në dhomën e një hoteli në Pretoria të Afrikës së Jugut. “Pantera e zezë” pati deklaruar gjithashtu se orët e vona të natës, gjatë kohës kur po flinte kishte rënë dera e dhomës së saj.

Por dëshmia dhe pretendimi i Kempbell u hodh poshtë nga dëshmia e aktores Farrou.

“Ajo më tha që atë natë ishte zgjuar kur disa persona trokitën në derën e saj me një diamant të stërmadh. Ata ishin dërguar prej Çarls Tejlor”, tha aktorja para Gjykatës së Hagës.

Gjithçka lidhet me një darkë të organizuar nga Nelson Mandela në vitin 1997, ku ishin të ftuara Naomi Kempbell e Mia Farrou, si dhe Çarls Tejlor.

Tejlor akuzohet nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës për krime kundër njerëzimit gjatë luftës civile 10 vjeçare për kontrollin e zonave ku nxirreshin diamantë në Liberi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA