Sarandë, rasti i parë me antraks

07/08/2010 13:40

Shfaqet rasti i parë i sëmundjes së antraksit. Fshati Kalasë bëhet këtë verë vatra e sëmundjes ngjitëse të plasjes, që në gjuhë mjekësore njihet me emrin antraks.

Një bari i punësuar në fshatin Kalasë e ka marrë virusin nga therja e një deleje të sëmurë dhe ka përfunduar në repartin infektiv të spitalit të Sarandës.

Bariu 29-vjeçar Sh. L., me origjinë nga Kolonja dhe i punësuar në tufat e të imtave në fshatin Kalasë të Komunës së Vergoit, është bërë i prekuri i parë nga sëmundja ngjitëse, që ka kërkuar ndihmën mjekësore.

Mjeku infeksionist, Aleks Prifti, në spitalin “Petro Nako”, tha se pacienti është duke marrë mjekim intensiv në repartin e sëmundjeve infektive. Mësohet se sëmundja është transmetuar nga bagëtia te bariu, pasi ai ka therur një dele të prekur nga plasja.

Nezir Kazo, mjek veteriner i Komunës së Vergoit, tha se në laboratorin veterinar të Sarandës janë dërguar kampionët e marrë nga delja e dyshuar si e prekur nga antraksi.

Nga analizat në këtë laborator do të përcaktohet në rrugë laboratorike sëmundja e rrezikshme që përcillet nga kafshët te njerëzit.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta