
Një vit më parë, në një shkëmbim zjarri mbetën të vrarë katër punonjës të policisë sekrete shqiptare.
7 gushti i 2009-ës do të trondiste jo vetëm policinë e shtetit shqiptar, apo qeverinë për atë cfarë ndodhi, por edhe opinionin publik, i cili mbeti i shokuar.
12 oficerë të policisë sekrete të sektorit të operacioneve speciale rrethojnë në plazhin e Durrësit, në afërsi të pistës së vogël “Iliria”, një prej personave më të kerkuar të asaj kohe, Dritan Dajtin.
Ora 13 e 45 minuta. Policët rrethojnë “Tuarekun” ku ndodhj Dritan Dajti, i cili drejtohej nga kunati i tij Ergest Xhoxhi.
Punonjësi i policisë Fatos Xhani hap derën e parë të shoferit dhe me thirrjen “ndal policia” i është drejtuar Dritan Dajtit që ndodhej në sediljen e pasme të mjetit.
Dajti hap zjarr në drejtim të Fatos Xhanit duke e lënë atë të vdekur. Nga brenda makinës ai hap zjarr në krahun tjetër me të dyja armët që dispononte dhe lë të vdekur edhe punonjësin tjetër të policisë Sajmir Duçkollari.
Më pas, Dajti doli nga dera e pasme e mjetit dhe menjëherë hapi zjarr në drejtim të punonjësit të policisë Altin Dizdari në distancë të afërt, që në atë moment sapo kishte prangosur Ledion Marën, që ndodhej në automjetin “Tuarek”. Nga shkëmbimi i zjarrit mbeti i vrarë polici Altin Dizdari, si dhe shtetasi Ledion Mara.
Dajti vazhdoi rrugën në drejtim të plazhit për t’iu larguar vendit të ngjarjes. Në vendin e ngjarjes, një tjetër person ishte arrestuar nga Kastriot Feskaj dhe sërish Dajti e gjen me kurriz policin duke e qëlluar dy herë me radhë dhe duke lënë të vdekur në vend.
Shtetasi i arrestuar mundi t’i shpëtojë policisë. Edhe sot ai nuk është i identifikuar nga policia. Pas vrasjes së policit të katërt Dajti dorëzohet, pasi ishte i plagosur.
Në orën 14.00, dhe minuta pas ngjarjes, informaconi i shpërndarë me shpejtësi do të shokonte gjithëkënd. Katër policë sekretë të vrarë.
Një ditë më vonë, më 8 gusht, Altin Dizdari, Fatos Xhani, Sajmir Duckallari dhe Kastritot Fesko, 4 dëshmorët e atdheut, u ndanë përgjithmonë nga familja, të afërmit dhe miqtë. Katër policë dorëzuan detyrën e luftës ndaj krimit tek kolegët e tyre për të fundit herë, mision për të cilin dhanë dhe jetën për t’u prehur në paqe.
Dhjetëra mijëra qytetarë kanë nderuar aktin sublim të 4 dëshmorëve në një ceremeoni zyrtare të mbajtur në Pallatin e Kongreseve në kryeqytet dhe janë përkulur me respekt dhe dashuri para arkivolëve me trupat e tyre.
Në datën 12 nëntor të 2009-ës, Prokuroria e Krimeve të Rënda do t’i drejtohej gjykatës për fillimin e procesit gjyqësor ndaj Dritan Dajtit, Erges Xhoxhit, si edhe inspektorit të policisë, Mariglen Muca, i cili gjatë hetimeve u zbulua se kishte përkrahur autorin e krimit për t’iu shmangur policisë.
Procesi gjyqësor vazhdon të mbetet i hapur deri në dhënien e një vendimi nga Gjykata e Krimeve të Rënda.
Top Channel