“Mjaft na nënçmuat”, sheshit Iliria në Tetovë iu vu emri Mashall Tito, shqiptarët ngrihen në protestë
Partitë opozitare në Maqedoni nuk tërhiqen nga ideja që në rast se deri në nëntor nuk zgjidhet kontesti i emrit, të shpallen zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
Subjekti që mëshon më shumë mbi këtë ide është LSDM-ja, kryetari i të cilës Branko Cervenkovski ka nisur përgatitjet e bazës dhe takimet me partitë e tjera, përfshirë edhe BDI-në.
Sipas mediave maqedonase, partia shqiptare e Ali Ahmetit shihet si një faktor kyc në realizimin e këtij projekti.
Por burime nga BDI kanë deklaruar se zgjedhjet e parakohshme janë një ide e brendshme e LSDM-së dhe kanë theksuar se për momentin ajo nuk ka ndërmend të braktisë koalicionin qeveritar.
Megjithatë, ideja e zgjedhjeve të reja mbështetet nga partitë e tjera shqiptare, PDSH dhe DR, të cilat prej kohësh shprehin pakënaqësinë e tyre ndaj qeverisë Gruevski.
Top Channel