Bashkimi Evropian ka caktuar 9 shtatorin si afatin e fundit për të siguruar unifikimin e të 27 vendeve anëtare mbi projekt/rezolutën për Kosovën.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat kosovare, sipas të cilave Brukseli kërkon përputhje të qëndrimeve të “pesëshes” me atë të 22 vendeve të tjera që e kanë njohur shtetin e ri.

Sipas burimeve, një gjë e tillë do të kishte ndikim të rëndëishëm kur rezoluta e hartuar nga baronesha Catherine Ashton do të dorëzohet në selinë e OKB-së, në Nju Jork.

Megjithatë, rezoluta do të dorëzohet në Pallatin e Qelqtë, edhe sikur Spanja, Greqia, Qiproja, Sllovakia dhe Rumania të mos bien dakord me shumicë.

Mbi të gjitha, shtojnë më tej burimet, është vendi iberik pengesa kryesore në këtë proces që është aq i rëndësishëm për Kosovën.

Top Channel