Analisti i njohur i cështjeve ballkanase, Tim Judah është shprehur skeptik mbi mundësinë e njohjes së pavarësisë së Kosovës nga 5 vendet e BE që e kanë refuzuar atë.

Në një intervistë për një të përditshme kosovare, Judah ka deklaruar se përvec kryeministrit kosovar Hashim Thaci, askush nuk e sheh të mundur një gjë të tillë.

“Këto 5 vende vazhdojnë të mos e ndryshojnë qëndrimin ndaj statusit të Kosovës edhe dy javë pasi GJND dha opinionin se shpallja e pavarësisë ishte në përputhje me të drejtën ndërkombëtare. Autoritetet e këtyre shteteve kanë deklaruar se nuk lëvizin nga qëndrimi i mëparshëm”, ka deklaruar Judah.

Top Channel