Julia Roberts bëhet induiste
07/08/2010 12:50
Julia Roberts është bërë induiste pas filmit “Eat Pray Love”, i regjistruar pjesërisht në Indi.
Aktorja amerikane ka bërë të ditur ndërrimin e besimit në një intervistë për revistën “Elle”.
Roberts ka deklaruar se frekuenton rregullisht së bashku me familjen, tempujt induistë “për të kënduar, lutur dhe festuar”.
Ajo ka shtuar se “shpreson të ketë një jetë më të qetë dhe modeste në mishërimin e ardhshëm, pas një jetë prej celebriteti”.
Top Channel