Ministri i Jashtëm i Kosovës, Skender Hyseni tha se dhjetëra shtete janë të gatshme të njohin Kosovën pasi Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë tha se shpallja e pavarësisë nuk përbën shkelje të ligjit ndërkombëtar.

Hyseni i tha të përditshmes “Dnevni Avaz” nga Sarajeva, se ministrat e Jashtëm dhe diplomatët nga “disa dhjetra shtete” i kanë dhënë “indicje” për një hap të tillë pas vendimit të GJND-së.

Deri tani 69 shtete, përfshirë SHBA-të dhe 22 vende të BE-së e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

Top Channel