Të alarmuara janë organet greke të Shëndetit pasi Qendra e Kontrollit dhe e Parandalimit të sëmundjeve ka konfirmuar në prefekturën e Selanikut dhe zonat përreth, dy raste me encefalit, që janë shkaktuar nga virusi i Nilit Përëndimor, ndërsa dyshohet edhe për nënte raste të tjera.

Kjo ka bërë që menjëherë organet përkatëse të marrin masa akoma më të rrepta përsa i përket spërkatjeve me pesticide dhe informim të popullsisë.

Virusi i Nilit Perëndimor transportohet nga zogjtë dhe transmetohet gjithnjë nga njeriu tek njeriu, vetëm nëpërmjet pickimit nga mushkonjat e infektuara. Rastet lidhen me rritjen e madhe të temperaturave si dhe numrin e madh të mushkonjave.

20% e të infektuarve shfaqin shenja të gripit të zakonshëm si temperaturë dhe dhimbje muskujsh, ndërsa 80% nuk shfaqin asnjë simptomë.

Por ky virus është i rrezikshëm sidomos për grupmoshat mbi 60 vjeç, për arsye se në 1 përqind të rasteve shfaqen simptoma neurologjike të rënda si meningjit, encefalit ose infeksione të tjera me frekuencë të lartë dëmtimesh neurologjike të përkohshme ose të përhershme.

Midis masave të thjeshta që këshillojnë mjekët janë lyerja me ilaçe për largimin e mushkonjave, sita në dyer dhe dritare si dhe qarkullimi në orët e pasdites me këmishë me mëngë dhe pantallona të gjata.

Epidemi të virusit të Nilit Perëndimor janë shfaqur qysh prej vitit 1996 në vendet e BE-së dhe SHBA, ndërsa është hera e parë që sëmundja shfaqet në Greqi.

Top Channel