Edhe pse është lavdëruar nga Perëndimi për masat anti-krizë që ka ndërmarrë, qeveria greke ka ende shumë punë përpara.

Për t’i bërë ballë krizës ajo ka hartuar një sërë planesh të tjera, të cilat synojnë uljen e shpenzimeve publike.

Kështu, qeveria e Jorgo Papandreu ka vendosur të reduktojë me 200 mijë vetë personelin e aparatit shtetëror brenda vitit 2012.

Sipas mediave lokale, ky proces nuk do të realizohet me pushime nga puna, por me transferime dhe dalje të parakohshme në pension.

Ndërkohë, plani i sugjeruar nga Fondi Monetar Ndërkombëtar pritet të zbatohet me efikasitet deri në vitin 2020.

Qeveria po shikon gjithashtu privatizimin e disa sektorëve shtetërore, si hekurudhat apo ujësjellësin.

Por një betejë e pafituar e kabinetit të Papandreut mbetet rritja e pakontrolluar e cmimeve. Inflacioni, që në qershor kishte nisur të binte, në korrik kapërceu shifrën 5.5 %.

Top Channel