Fier, shtohet numri i zjarreve në banesa

07/08/2010 10:40

Rritja e temperaturave gjatë dy muajve të fundit ka vënë në lëvizje emergjencat civile të Prefekturës së Fierit.

Ky sektor ka marrë një plan masash që ua ka dërguar më pas për zbatim komunave dhe bashkive, veçanërisht atyre njësive vendore që kanë në administrim sipërfaqe pyjore.

Prefektura, me anën e zyrës së emergjencave civile dhe kreu të saj, Viron Balla, u ka kërkuar komunave të kenë kujdes të veçantë për brezat pyjorë që mbulojnë.

“Situata e rasteve të zjarrit në Fier është pak më e lartë në shifra se e njëjta periudhë e një viti më parë. Këtë vit kemi pasur 92 raste zjarresh, nga të cilat 38 kanë qenë në pyje dhe  mbetje urbane. Në banesa janë shënuar 24 raste, ndërkohë që 19 raste zjarresh janë shënuar në automjete që janë përfshirë në aksidente apo rast defektesh të ndryshme”, ka thënë kreu i emergjencave civile, Viron Balla.

Më tej ai ka nënvizuar se institucioni i prefekturës, sensibilizon të gjithë opinionin publik për rritjen e përgjegjshmërisë në mbrojtjen ndaj zjarreve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA