Dibër, përplasen tre automjete

07/08/2010 09:15

Një aksident automobilistik i ndodhur tek vendi i quajtur Klos-Katund të rrethit të Burrelit, për fat të mirë ka përfunduar pa viktima.

Një automjet me targa të Dibrës me 3 pasagjerë po udhëtonte nga Tirana për në drejtim të Bulqizës dhe ka dalë në krahë të kundërt të rrugës si pasojë përplaset me një automjet tjetër me targa të Matit.

Më pas ka ardhur dhe përplasja e dytë me automjetin e tretë. Pasagjerët e tre automjeteve kanë marrë dëmtime të lehta.

Ata kanë marrë mjekimet e nevojshme dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA