Analistët dhe njohësit e zhvillimeve në Maqedoni dhe rajon kanë komentuar kërkesën e zëvendëskryeministrit serb, Ivica Daçic për një marrëveshje të re në Ballkan, e cila parashikon ndarje dhe shkëmbim territoresh.

Analisti politik, Albert Musliu thotë se ndarja eventuale e Kosovës do të ishte e tmerrshme për Maqedoninë dhe katastrofike për Bosnjë Hercegovinën.

Ai thekson se skenari i zyrtarit të lartë serb është vetëm një ide e cila nuk ka gjasa të realizohet.

“Ndarja e Kosovës do ta destabilizonte Ballkanin, kurse në Maqedoni do të sillte disa ide dhe mundësi për ndarjen ose federalizmin e vendit”, pohon Musliu për agjencinë e lajmeve “INA”.

Ndërkaq, Stevo Pendarovski, ish-këshilltar për politikën e jashtme dhe sigurinë në qeverinë maqedonase vlerëson se, për stabilitetin e rajonit dhe Maqedoninë do të kishte qenë më keq nëse vendimi i GJND-së do të shpallej në favor të Serbisë.

Top Channel