Wyclef Jean kandidon për president

06/08/2010 08:30

Pas suksesit në fushën e muzikës, reperi Wyclef Jean do kërkojë të njëjtin adhurim prej fansave të tij, por me një ndryshim…këtë herë si politikan.

Këngëtari gjatë një intervistë për CNN pohoi se ka ndërmend të përfshihet në garë për zgjedhjet presidenciale në Haiti.

“E deklaroj publikish se sot vendosa kandidimin tim si president i Haitit”, deklaroi Jean gjatë intervistës në emisionin e CNN, “Larry King Live”.

Reperi, i lindur në Haiti, por që në moshën 9 vjeçare emigroi bashkë me familjen në SHBA, ishte ndër të parët që ofroi ndihmë për vendin e tij nëpërmjet fondacionit “Yele Haiti”, pas goditjes nga tërmeti i muajit janar, ku mbeten më shumë se 200 mijë të vdekur dhe mbi 1 milion të pastrehë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA