Tiranë, ceremoni në ambasadën e SHBA

06/08/2010 20:20

Në ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Tiranë u zhvillua një ceremony përkujtimore në nderim të dy nëpunësve shqiptarë të saj, të pushkatuar nga regjimi komunist pas Luftës së Dytë Botërore.

Me këtë rast u inagurua një memorial në kujtim të Loni Adamit dhe Kolë Kuqalit, të cilët punuan në ambasadë deri në vitin 1939.

“Ky vend në të cilin jemi sot këtu është një vend që na bën krenarë. Ne nderojmë dy pjesëtarë të misionit tonë që u dënuan nga regjimi i Hoxhës pasi besonin tek vlerat e demokracisë”, deklaroi ambasadori amerikan John Withers.

Top Channel