Terrorizmi, DASH vlerëson Shqipërinë
06/08/2010 16:15
Departamenti amerikan i Shtetit publikoi raportin për terrorizmin në botë për vitin 2009.
Duke folur edhe për Shqipërinë, në raport thuhet se ky vend shtoi numrin e trupave në Afganistan, ngriu të gjitha llogaritë që kishin të bënin me pastrimin e parave apo financimet për terroristët dhe me agresivitet punoi së bashku me Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera për të luftuar terrorizmin.
Shqipëria shënoi progres në identifikimin e cënimit të kufijve tokësorë apo detarë, por qeveria dhe policia vazhduan tq pqrballen me sfida për të implementuar plotësisht sigurinë e kufijve dhe për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin.
Top Channel