
Muaji i 100 vjetorit të lindjës së Nënë Terezës po shoqërohet me aktivitete të ndryshme kulturore në qytetin e Shkodrës.
Në një prej lagjeve më të vjetra të saj, Gjuadol, ku dikur jetoi për një vit familja e Nënë Terezës, u zhvillua një mbrëmje festive e organizuar nga famullia e Shën Shtjefnit.
Gjatë aktivitetit u mbajtën muzikë klasike e Preng Jakovës, recitime të aktorit Mirush Kabashi, këngë të korrit të kishës, si dhe vallëzime të trupës së baletit.
Famulltari Don Gjovalin Suka u shpreh se kjo është një mbrëmje speciale për qytetin e Shkodrës dhe banorët e saj.
“Të gjithë ju vëllezër e motra, qytetarë të këtij qyteti kanë merituar të kenë pak histori. Sot është një mbrëmje e jashtëzakonshme e qytetit tonë. Sepse viti që ka kaluar në këtë shtëpi Nënë Tereza kontribuon në historinë e qytetit”, ka deklaruar Famulltari.
Top Channel