Serbia ka dërguar në Irak tre avionë të cilët do të shërbejnë për stërvitjen e forcave lokale të sigurisë, nga 20 që do të dërgojë gjithësej.

Lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Brendshme e Serbisë, sipas të cilës dërgimi është bërë në kuadër të një marrëveshjeje 100 milionë dollarëshe e nënshkruar mes dy vendeve.

Në bazë të saj, saktësojnë burimet, 17 avionët e tjerë do të dërgohen në Irak brenda fundit të vitit.

Për realizimin e marrëveshjes janë angazhuar 6 fabrika ushtarake në Serbi, në të cilat punojnë më shumë se 6 mijë punëtore.

Top Channel