Raportuesi për kosovën në grupin kristiandemokrat në Parlamentin Evropian, Bernd Posselt ka deklaruar se grupi i tij po bën presion mbi 5 vendet e BE që të njohin pavarësinë e Kosovës.

Në një prononcim për mediat kosovare, Posselt ka theksuar se po punon intensivisht në këtë drejtim dhe ka nënvizuar se negociata për statusin e Kosovës nuk do të ketë më.

“PE, me kërkesën time ekskluzive, u ka kërkuar këtyre pesë vendeve që të njohin pavarësinë e Kosovës. Ato nuk janë të detyruara ta bëjnë këtë, por veprimi i tyre po dëmton unitetin dhe autoritetin e BE nëpër botë, si dhe po pengon punën praktike të EULEX-it në Kosovë”, ka deklaruar Posselt.

Top Channel