
I vetmi laborator i konservimit të arkeometrisë, që nga koha e kalimit nga varësia e Akademisë së Shkencave në atë të Qendrës së Studimeve Albanologjike, ka mbyllur dyert.
Pasoja e parë e degradimit të këtij laboratori janë disa dhjetra objekte që kishin nevojë për restaurim dhe që dergjen brenda laboratorit që po rrënohet.
Drejtori Frederik Stamati deklaron se laboratori duhet të zhvendoset në një ndërtesë tjetër, duke qenë se ajo aktuale nuk plotëson kriteret.
“Që të largohet laboratori nga ajo ndërtesë është gjë e mirë sepse ajo është ndërtesë 2 shekullore dhe nuk është në standartet e duhura. Duhet një ndërtesë e re, por nuk mund të bëhet nëse nuk ka mbështetje financiare”, ka pohuar Stamati.
Sipas tij, kjo është një cështje që duhet të marrë zgjidhje sa më shpejt, pasi ndërprerja e punës në laborator është e dëmshme për konservimin e objekteve arkeologjike.
“Të ndërpresësh punën në laborator do të thotë të ndërpresësh punën për trashëgiminë e objekteve muzeale. Është e rëndësishme që kjo cështje të marrë zgjidhje”, ka shtuar Stamati.
Top Channel