Policia e Kosovës ka mbyllur me sukses aksionin e koduar “parandalimi i të shtënave”, i zbatuar në Mitrovicë me qëllim mbledhjen e armëve të zjarrit.

Sipas autoriteteve kosovare, gjatë zhvillimit të aksionit janë sekuestruar 4 automatikë të tipit “Kallashnikov”, një pushkë gjysmëautomatike e tipit “M-70”, 4 pushkë gjuetie dhe pesë pistoleta të kalibrit të ndryshëm.

Krerët e Policisë së Kosovës njoftuan se operacioni, që synon shmangien e incidenteve të armatosura në veri të Kosovës, do të vazhdojë edhe në ditët e ardhshme.

Top Channel