Carla Bruni në “skenën e krimit”

06/08/2010 21:45

Carla Bruni mund të kthehet sërish para kamerave në një episod të serialit popullor televiziv amerikan, CSI-skena e krimit.

Lajmin e bën të ditur Carol Mendelson, producente e serialit. “Kemi marrë një mesazh nga ana e Carla Bruni, në të cilin ajo shprehet se e adhuron serialin. Do të ishim me të vërtetë të lumtur t’i propozonim një rol në telefilmin tonë”, ka deklaruar Mendelson.

Producentët duan të realizojnë një episod të ambjentuar të gjithin në Paris, në të cilin të përfshihet edhe zonja e parë e Francës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA