Ambasadori dhe i dërguari i posaçëm i BE-së në Maqedoni, Eruan Fuere pritet që nga muaji janar i vitit të ardshëm të tërhiqet nga Shkupi.

Ky është propozimi  hedhur nga shefja e diplomacisë europianë Katherin Ashton e cila ka kërkuar gjithashtu tërheqjen e ambasadorëve dhe të dërguarve të posaçëm edhe në 3 zona të tjera, përkatësisht, Moldavi, Kaukazin Lindor dhe Lindjen e Mesme.

Të dërguarve u mbaron mandati në këtë muaj, por për vendet anëtare kanë rënë dakort që t’u shtyhet edhe 6 muaj të tjerë për t’i hapur rrugë më pas reformimit të trupës diplomatike të përbashkët të BE-së.

Top Channel