Partia Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka kritikuar qeverinë për keqorganizim dhe keqpërdorim të buxhetit të shtetit.

Përfaqësuesja e AAK, Melihate Tërmkolli ka deklaruar gjithashtu se, 2 vjet pas shpalljes së pavarësisë, qeveria e Kosovës funksionon pa ligjin e posacëm.

“14 zyrat e kabinetit të kryeministrit kanë mjaftë defekte, ato përbëjnë një rast të rrallë të organizimit të një qeverie”, ka pohuar Tërmkolli.

Ajo ka sugjeruar që të miratohet sa më shpejt ligji për qeverinë, të zbatohen rekomandimet e dala nga rishikimi i institucioneve dhe të zvogëlohen shërbimet në favor të administratës.

Top Channel