Asambleja e Përgjithshme e OKB-së do të vendosë rreth rezolutës së Serbisë për Kosovën në seancën e 14 shtatorit.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i kryetarit të AP, Jean Victor Nkolo, në një intervistë për të përditshmen serbe “Politika”.

Sipas Nkolo, në rast se do të ketë dy projekt/rezoluta për të njëjtën cështje, miratimi i të parës do të thotë refuzim i të dytës.

Zëdhënësi ka saktësuar se në votim do të respektohet koha e paraqitjes së rezolutës dhe ajo që ka mbërritur e para do të votohet e para.

Nkolo ka shtuar se tekstit të paraqitur do të mund t’i bëhen ndryshime, të cilat gjithësesi do të duhet të marrin miratimin e parashtruesit.

Top Channel