Kryetari i Këshillit serb për Kosovën, Rangjell Nojkic ka deklaruar se ideja për ndarjen e Kosovës është hedhur nga sekretari i shtetit në qeverinë serbe, Oliver Ivanovic.

Sipas Nojkic, Ivanovic nuk thotë të vërtetën kur deklaron se edhe ndërkombëtarët janë në favor të ndarjes së Kosovës.

“Kjo ide ekziston që nga vitet ’90, kur është themeluar Këshilli Nacional Serb në Leposavic, me synimin që këto komuna t’i bashkohen Serbisë. Ivanovic është një nga ata persona që angazhohen për ndarjen e Kosovës”, ka pohuar Nojkic.

Ai ka shtuar se liderëve serbe në veri të Kosovës nuk u intereson situata e serbëve në jug të lumit Ibër dhe se cfarë problemesh ata kanë.

Top Channel