Qeveria e Kosovës ka miratuar në mbledhjen e sotme të saj projektligjin që iu vjen në ndihmë veteranëve, dëshmorëve dhe familjarëve të viktimave civile që luftuan përkrah UCK-së.

Sipas raportimeve të mediave kosovare, ligji në fjalë rregullon statusin e dëshmorit, invalidit dhe veteranit të UCK-së, si dhe atë të familjarëve të viktimave.

Këto kategori, saktësojnë burimet, do të kenë gjithashtu edhe përfitime materiale, duke pasur parasysh sakrificën që kanë bërë për lirinë e Kosovës.

Kryeministri Hashim Thaci, gjatë mbledhjes së kabinetit vlerësoi lart kontributin e këtyre personave, duke nënvizuar se sakrificat e tyre ishin shumë të mëdha.

“Kosova është krenare që kishte djem dhe vajza që luftuan për clirimin e saj dhe ne nuk duhet të harrojmë se në Kosovë cdo qytetar ishte luftëtar i lirisë”, ka deklaruar Thaci.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA