Hyseni paralajmëron njohje të reja
05/08/2010 14:25
Ministri i Jashtëm kosovar Skënder Hyseni, i sapokthyer nga Nju Jorku, ka paralajmëruar njohje të reja të shtetit të Kosovës.
Duke folur për mediat nga aeroporti i Prishtinës, Hyseni ka komentuar takimet e zhvilluara me përfaqësues të vendeve të ndryshme anëtare të OKB-së, të cilëve u ka kërkuar të njohin realitetin e ri të krijuar në Kosovë.
Gjatë fjalës së tij, Hyseni ka theksuar se vendimi i GJND-së është shumë i rëndësishëm për Kosovën dhe ka nënvizuar se një rezolutë e re është e domosdoshme për vendin.
Megjithatë, shefi i diplomacisë kosovare ka refuzuar të japë detaje se cilat janë vendet e mundshme që do të njohin pavarësinë.
Top Channel