Ekspozitë me veprat e papara të Dali

05/08/2010 13:25

Një ekspozitë me veprat e fundit të artistit Salvador Dali do të hapet këtë fundjavë në Atlanta të Shteteve të Bashkuara.

Koleksioni, që përmban 40 piktura, filmime, skulptura dhe fotografi, ka në fokues periudhën e viteve 1940-1983.

Veprat janë mbledhur në Amerikë nga vende të ndryshme të botës, si nga Kanadaja, Skocia dhe Japonia.

Ekspozita me vepra të papara më parë do të qëndrojë e hapur në Muzeun e Lartë të Arteve të Atlantës deri më 9 Janar.

Top Channel