Ministrja daneze e Mbrojtjes, Gitte Lillelund Bech ka shprehur mbështetjen e vendit të saj ndaj proceseve që ka përpara shteti i ri i Kosovës.

“E ardhmja e Kosovës është në familjen evropiane dhe Danimarka do ta ndihmojë atë në këtë drejtim”, ka deklaruar Bech gjatë një vizite në Kosovë.

Gjatë qëndrimit të saj Bech është takuar me komandantin e trupave të KFOR-it, Markus Bentler, me të cilin ka biseduar për cështje sigurie, si dhe ka takuar ushtarët e kontigjentit danez.

Top Channel