Qeveria e Kosovës ka akorduar në mbledhjen e sotme të saj ndarjen e një pakete ndihmash financiare me vlerë 500 mijë euro për veriun e Mitrovicës.

Kryeministri Hashim Thaci ka deklaruar se kjo nismë merret në kuadër të angazhimit të qeverisë së tij për investimin e kapitaleve në veri të vendit.

“Qeveria ka për qëllim zhvillimin ekonomik të kësaj pjese të vendit dhe rritjen e mirëqënies për qytetarët e saj”, ka pohuar Thaci.

Por në mbledhjen e qeverisë nuk u diskutua projektligji për statusin e dëshmorëve, invalidëve dhe vetëranëve të UCK-së, i cili ka dalë nga rendi i ditës.

Top Channel