Michelle Obama me pushime në Marbella

04/08/2010 14:35

Zonja e parë amerikane Michelle Obama ka mbërritur në Spanjë ku do të kalojë pushimet në det pranë Marbellas së bashku me vajzën Sasha.

Mbërritja e saj koinçidon me përvjetorin e 49-të të ditëlindjes së Barak Obamës, që do e festojë në Chicago, shkruan El Pais online.

Zonja e parë dhe shoqëruesit e saj do të qëndrojnë në 60 dhoma të një hoteli luksoz në Benahavis.

Gjatë pushimeve Michelle Obama dhe e bija do të takohen me familjen mbretërore në Spanjë, me pushime në Majorka.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA